Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“S’kemi frikë ushtrinë e Kosovës”, Vuçiç: Rezoluta për Srebrenicën, e pritshme

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 16:54 | Kosova
“S’kemi frikë ushtrinë e Kosovës”,

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, reagoi menjëherë pasi parlamenti i Kosovës aprovoi rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Ai e konsideroi atë të pritshme nga Prishtina, por shprehi habi për rezolutën e ngjashme që është miratuar dhe në Mal të Zi.

“Ne mund t'i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, u shpreh Vuçiç.

Ndërkohë, edhe në kuvendin e Serbisë po diskutohen aktualisht dy rezoluta lidhur me masakrën në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës, ku u vranë barbarisht mijëra burra dhe djem myslimanë.

Një kërkon që të dënohet si krim, kurse tjetra si gjenocid, por këto rezoluta nuk janë futur ende në rend dite.

Ndër të tjera Vuçiç komentoi edhe ushtrinë e Kosovës duke theksuar se është ende shumë e dobët. Ai nënvizoi se nuk është I shqetësuar nga ushtria e Kosovës, por nga ndonjë incident I mundshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë