Sot seanca e fundit parlamentare për këtë legjislaturë, pritet emërimi i kryetares së re të AMA-s

Përditësuar më: 7/7/2021, ora 10:40

Sot seanca e fundit parlamentare për këtë legjislaturë, pritet emërimi i kryetares së re të AMA-s

Përditësuar më: 7/7/2021, ora 10:40

Zhvillohet sot seanca e fundit parlamentare për këtë sesion legjislativ. Në rendin e ditës do të jenë ligjet e fundit që do të miratohen me votat e opozitës së re pas braktisjes së parlamentit nga PD dhe LSI në shkurt të 2019-s.

Në rend dite është parashikuar raportimi i Avokatit të Popullit, Departamentit të Administratës dhe Institutit të Krimeve të Komunizmit për punën e tyre vjetore.

Sot, pritet edhe që të zgjidhjet kryetarja e re e AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi.

Deputetët e opozitës, por edhe një pjesë e atyre të mazhorancës do të ulen sot për herë të fundit në Kuvend.