Teuta zhgënjen në eliminatoret e Champions, moldavët “poker” në Durrës

Untitled collage 2021 07 07T210826.226 1100x620

Një ndeshje zhgënjyese ka qenë ajo e kampionëve të Shqipërisë të Teutës përballë Sheriff Tiraspol në eliminatoret e Champions League.

Durrsakët u mundën me rezultatin 4-0 nga ekipi nga Moldavia, në sfidën e zhvilluar në “Niko Dovana”.

Pavarësisht në ekipin e Martinit u afruan futbollistë si Seferi dhe Kallaku, nuk arritën të ngriheshin në lartësinë e kampionëve të Moldavisë, të cilët e dominuan thuajse të gjithë takimin duke shënuar nga 2 gola për çdo pjesë.

Ndeshja e kthimi është pas një jave, por kualifikimi tashmë duket i vendosur nga moldavët.