
Trajneri i Spanjës: Italianët, te etur për të pritur penalltitë
“Kemi bërë një Europian të shkëlqyer. Ne ishim më superiorë. Pas 9 vitesh, Spanja është rikthyer. Ata po prisnin me padurim penalltitë. Ishin të etur, ndërsa ne do të donim të luanim edhe 30 minuta”.
Kështu u shpreh trajneri i Spanjës, Luis Enrique, pasi u eliminua nga penalltitë nga Italia, e cila mbërriti në finale.
Më tej, Enrique u shpreh se kjo skuadër premton shumë dhe këtë do ta tregojë që në botërorin e vitit të ardhshëm.
“Për Kupën e Botës kemi një ndërthurje të lojtarëve mes të rinjve dhe atyre me përvojë. Në Spanjë ka shumë njerëz që janë krenar për këtë ekip. Falenderova Moratan dhe i dhashë një përqafim, ai na lejoi të ëndërronim”, tha Enrique.