Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

U arrestua nga SPAK, shkarkohet kryebashkiaku i Lushnjës

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 15:48 | Politikë
U arrestua nga SPAK, shkarkohet kryebashkiaku i Lushnjës

Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ka shkarkuar kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe.

Tushe ishte arrestuar ditën e djeshme nga SPAK i akuzuar për disa raste korrupsioni. Tenderi për të cilin SPAK nisi hetimet dhe vendosi të arrestonte kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, është i vitit 2020.

Bëhet fjalë për një tender për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj, në njësinë administrative Kolonjë. Në tender kishin marrë pjesë 3 kompani, njëra prej të cilave ka bërë një ofertë dukshëm më të ulët sesa fondi limit prej mbi 23 milionë lekësh, duke ofruar rreth 16 milionë lekë.

https://a2news.com/2021/07/06/tenderi-qe-coi-ne-arrestimin-e-kryebashkiakut-te-lushnjes-u-skualifikua-firma-qe-ofroi-7-milione-leke-me-pak-sesa-fondi-limit/

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Tushen, drejtorin e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike të Bashkisë Lushnjë, 3 zyrtarë të tjerë dhe administratorët e dy kompanive private, pjesëmarrëse ne tenderë publikë.

https://a2news.com/2021/07/06/me-urdher-te-spak-arrestohet-kryebashkiaku-i-lushnjes-fatos-tushe/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani