Vasilika Hysi: Tërmeti dhe pandemia e bënë të pazakontë këtë Parlament

Parlamenti përmbylli punën në fund të legjislaturës së nëntë. Ai i ardhshmi do të ketë shumë ndryshime duke nisur nga emrat dhe e veçanta këtu është se në foltore dhe ndenjeset e Parlamentit, nuk do të shohim më figura të vjetra dhe me karrierë të gjatë në politikën shqiptare. Kjo dukuri u vu re tek lista fituese e PS, pas 25 prillit nga ku u mësua se në Parlamentin e ardhshëm, PS do të rifreskohet.

Një ndër ato emra është Vasilika Hysi, nënkryetare parlamenti e cila shprehet se kjo ishte një legjislaturë e pazakontë për dy arsye, zhvllimet politike por dhe për ato që nuk vareshin nga ajo, siç janë tërmeti dhe pandemia.

“Në fakt, ishte një legjislaturë jo shumë e zakonshme për dy arsye. Për arsye politike por dhe për zhvillime që nuk vareshin nga politika. E para është roli i opozitës, që hynte e dilte në Parlament dhe që në fund bëri atë që thamë, lënien e mandateve. E dyta patëm dy ngjarje shumë të rënda, tërmeti I 26 nëntorit dhe pandemia, çka kërkoi që Parlamenti të kalonte në një formë të pazakontë të punës së tij, në formatin online. Nga ana tjetër ky parlament kishte një sërë detyrash dhe përgjegjësish për të përmbushur.”, u shpreh Hysi në A2.