Yjet në tapetin e kuq të Kanës

Kinemaja rifitoi shkëlqimin e humbur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ndërsa festivali i filmit në Kanë çeli zyrtarisht siparin të martën.

Pas një viti pushim, yjet e kinematografisë botërorë parakaluan sërish në tapetin e kuq të festivalit më të madh të filimit në botë. Edhe pse me pjesëmarrje më të kufizuar, e më shumë rregulla në fuqi, përgjatë 12 ditëve të premierave, riviera franceze do t’i rikthet lavdisë së dikurshme.

Në një shfaqje të unitetit ndërkombëtar, festivali u deklarua i hapur nga regjisori amerikan Spike Lee,  regjisori spanjoll Pedro Almodovar, aktorja amerikane Jodie Foster, dhe regjisori koreano-jugor Bong Joon Ho.

Aktorja Jodie Foster, e cila për herë të parë mori pjesë në Kanë kur ishte 13 vjeç, u vlerësua me një palmë të artë honorifike.

“Është nje nder i madh për mua që u zgjodha të shënoj këtë moment unik në historinë e festivalit. Kanë kaluar 45 vite që kur filmi im i parë “Taxi Driver” u vlerësua me Palmën e Artë dhe jam mirënjohëse që ky vend magjik lançoi karrierën time.”,u shpreh ajo.

Sean Penn dhe Wes Anderson do të jenë mes emrave të mëdhenj që do të garojnë për çmim në kategorinë kryesore. Gjatë eventit do të ketë ekranizime në ekranë të vendosur përgjatë bregdetit ku turistët qe do të pushojnë atje, do të kenë fatin të shijojnë pak Hollywood në qytetin francez të kinemasë.