Zgjedhja e kreut të AMA-s, Basha: Harbutëri në dëm të Shqipërisë

basha 54 1100x620

Në Parlament është parashikuar të votohet sot edhe për zgjedhjen e kreut të ri të AMA-s, ku në garë janë Alketa Dibra dhe Armela Krasniqi. Delegacioni i Bashkimit Europian i bëri thirrje Kuvendit për shtyrjen e këtij procesi në shtator, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Për këtë reagoi edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se ky vendim është në dëm të interesave të vendit. “’E ka fajin Europa’ llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë, shkroi Basha në Twitter.