“Anglezët mashtruan, treguan se janë më latinë se italianët e spanjollët bashkë”

Publikuar më: 8/7/2021, ora 08:33

“Anglezët mashtruan, treguan se janë më latinë se italianët e spanjollët bashkë”

Publikuar më: 8/7/2021, ora 08:33

Iturralde González, ish-arbitër spanjoll, ka komentuar episodin e 11-metërshit të akorduar për Anglinë në shtesë, kur Sterling u rrëzua në zonë pas një kontakti fare të lehtë me mbrojtësin danez Maehle.

Ai shpjegon përse nuk ndërhyri VAR-i në këtë rast.

“Nuk është penallti, por ka kontakt. Prandaj nuk ndërhyn dot VAR-i. Për mua, duhet të ndërhyjë, por protokolli i UEFA-s është i qartë. Arbitri gaboi, por VAR-i nuk e korrigjon dot pasi kishte kontakt. Nëse nuk do të kishte fare kontakt, arbitri do të thirrej për ta parë në VAR”, deklaroi Iturralde.

Më tej, ai akuzoi anglezët për sjelljen e tyre: “Arbitri nuk është mësuar me një anglez që hidhet, ai e ka të fiksuar në kokë që anglezët nuk simulojnë, që luajnë “fair play”. Sot, anglezët treguan që janë më latinë se spanjollët e italianët bashkë. Anglia sot mashtroi”.