
Danimarka u eliminua, por Schmeichel ishte lojtari i ndeshjes
Kasper Schmeichel ishte lojtari më i vlerësuar në humbjen e Danimarkës 2-1 nga Anglia. Portieri danez realizoi disa pritje spektakolare, ndërsa arriti të ndalë edhe Kane nga pika e penalltisë në shtesë, edhe pse anglezi arriti të shënojë pas pritjes.
Ndërkohë, lojtari më i dobët i ndeshjes ka qenë danezi Thomas Delaney.