Dy viktima nga koronavirusi në Kosovë

koronavirusi Kosove 1100x620

Shënohen dy viktima nga koronavirusi në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se të enjten janë regjistruar edhe 8 raste pozivite me koronavirus.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 pacientë, ndërsa raste aktive janë 151.

Që nga rasti i parë në Kosovë, Kosova ka regjistruar në total 107,827 raste pozitive. Prej tyre, 2.264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105.412 janë shëruar.