
Familja mbretërore më tifoze se kurrë: Po kthehet në shtëpi
“Çfarë ndeshje, çfarë rezultati! Një provë gjigante për Anglinë. I gjithë vendi do të jetë me ju të dielën”.
Ky është mesazhi i ndarë në rrjetet sociale nga Dukët William e Kate pas gjysmëfinales që nxori “Tre Luanët” fitues ndaj Danimarkës.
William e ndoqi ndeshjen drejtpërdrejt nga shkallët e mitikut Wembley së bashku me kreun e federatës, ndërsa Kate nga televizori në shtëpi pasi disa ditë më parë kishte pasur kontaktet me një person pozitiv me Covid.
Në fund të mesazhit nuk mungonte hashtagu “ItsComingHome”.