Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Fatos Tushe, peshk i vogël”, Zhupa: Misioni i PD nis në shtator me reformën zgjedhore dhe territoriale

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 14:06 | Politikë
“Fatos Tushe, peshk i vogël”, Zhupa: Misioni i PD nis në

Reforma territoriale dhe reforma zgjedhore janë dy shtyllat ku do të nisë misioni i Partisë Demokratike në shtator kur nis edhe legjislatura e re e Kuvendit. Këtë konfirmoi në studion e Ditari në A2 CNN deputetja demokrate e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit Ina Zhupa, e cila tha se në parlament do të përfaqësojë interesin qytetar.

“Misioni im është që qytetarët sa herë të kenë nevojë për përfaqësim, për t’iu dëgjuar zëri dhe për të mbrojtur interesin e tyre unë do të jem aty. Ne kemi një mision për të çuar përpara atë votë të ndryshimit që kërkuan qytetarët shqiptarë më 25 prill dhe këtë betejë nuk do ta ndalim vetëm e vetëm që misioni i përbashkët për ndryshim të finalizohet me sukses. Misioni ynë fillon në shtator. Kemi vendosur 2 shtylla kryesore; reformën zgjedhore dhe territoriale si imediate për ndryshim në interes të qytetarëve. Ne do të shkojmë në parlament për të bërë atë që qytetarët na kanë kërkuar gjatë fushatës elektorale. Është bërë e kundërta e pushtetit lokal në vend që t'iu shërbejë qytetarëve, ishte vënë në shërbim të zgjedhjeve, duke shuajtur bashki”.

Lidhur me rastin e kryebashkiakut Fatos Tushe, Zhupa e cilësoi rastin e tij një pikë ujë në oqean për sa kohë që nuk kapen peshqit e mëdhenj. Ajo shtoi se PD-ja do të vijojë me denoncimet dhe do të qëndrojë si çekan mbi SPAK, ndërsa ftoi edhe qytetarët që të bëjnë të njëjtën gjë.

“Ajo që ka ndodhur në SPAK është një pikë uji në morinë e çështjeve dhe nuk vlen për drejtësinë. Kryebashkiaku Tushe është një cironkë, një peshk i vogël në krahasim me të tjerët që janë pas tij. Tushe ka 3 mandate, ka garanci dhe forcë nga PS-ja, nuk vepron i vetëm. Nëse çohet deri në fund dhe të kapen dhe ata që janë pas tij, atëherë po. Shpresojmë te SPAK dhe vijomë të denoncojmë, por e rëndësishme është që çdo qytetar nuk duhet të tërhiqet se ne do t’i ndjekim dhe do të jemi çekan edhe për SPAK. PD-ja ka bërë opozitën e fortë edhe kur braktisëm parlamentin. Në asnjë moment nuk kemi lënë denoncimet publike”.

Sa i takon situatës së brendshme në PD, në prag edhe të mbajtjes së Kuvendit demokrat Zhupa theksoi se janë në proces nominimi të kandidaturave për anëtarët e ardhshëm të Këshillit kombëtar demokrat, si edhe të propozimeve për ndryshimet statutore.

“Jemi në proces nominimi të kandidaturave për ata që do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe po vijnë propozime ngas degët dhe sjelljes së propozimeve për ndryshimet statutore dhe si mund të përmirësojmë demokracinë e brendshme”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë