Greqia i dhuron Shqipërisë 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Greqia i ka dhuruar 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Shqipërisë. Minsitrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi përmes një postimi në Facebook se dozat kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik.

“1 220 070 vaksina anti-Covid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, shkroi ministrja në Facebook.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1 000 063 vaksinime, ndërsa 423 158 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.