Incidenti me lazer ndaj Schmeichel, UEFA hap hetim ndaj Anglisë

Publikuar më: 8/7/2021, ora 18:24
laser

Incidenti me lazer ndaj Schmeichel, UEFA hap hetim ndaj Anglisë

Publikuar më: 8/7/2021, ora 18:24

UEFA ka hapur një hetim ndaj Anglisë në lidhje me incidentin, ku një lazer u drejtua nga portieri Kasper Schmeichel gjatë gjysmëfinales së Euro 2020.

Pamjet televizive treguan një dritë jeshile në fytyrën e portierit danez në momentin që Harry Kane po gjuante penalltinë e fituar nga Sterling në kohë shtesë.

Schmeichel arriti ta priste gjuajtjen e parë, por Kane ndoqi topin dhe e dërgoi atë në rrjetë për ta çuar Anglinë në finalen e së dielës kundër Italisë.

Gjithashtu, Anglia do të hetohet dhe për fishkëllimat që u lëshuan nga tifozët gjatë intonimit të himnit danez.

Në njoftimin zyrtar shkruhet se çështja po hetohet nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA.