Kane flet për finalen: Ndaj Italisë do të jetë e vështirë

Publikuar më: 8/7/2021, ora 00:11
kane

Kane flet për finalen: Ndaj Italisë do të jetë e vështirë

Publikuar më: 8/7/2021, ora 00:11

I ekzaltuar është shfaqur Harry Kane pas kualifikimit historik që Anglia e tij mori për në finalen e 11 korrikut në Wembley.

“Është e pabesueshme, ishte një ndeshje e vështirë. Ata u mbrojtën poshtë dhe këtë gjë e prisnim. Publiku ishte fantastik. Penalltia? Nuk ishte e lehtë të shënoje dhe Schemeichel ishte shumë i zoti që e shtyu topin”.

Për sa i përket finales, Kane zbret me këmbë në tokë dhe shprehet se do të jetë e vështirë. Megjithatë shtoi se “3 luanët” janë gati dhe duan të fitojnë.