Koronavirusi në Shqipëri, 5 të shtruar në spital, 2 të shëruar në 24 orët e fundit

koronavirusi ne shqiperi 4 2 1100x620

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat 8 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk ka ndërruar jetë asnjë person i prekur me koronavirus, ndërsa 2 persona janë shëruar.

Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë, në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër.

Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

 Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (8 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       8

Të shëruar në 24 orë     2

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2980

Testime totale             826,513

Raste pozitive             132,565

Raste të shëruara        130,037

Raste Aktive                        72

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            29

Korçë             10

Elbasan           8

Shkodër          6

Fier                  6

Vlorë                5

Durrës              3

Lezhë                2

Gjirokastër        2

Kukës                1