Krasniqi: Mazhoranca ka shumë për t’i ofruar opozitës, zgjedhjen e presidentit dhe zgjedhjet lokale

Analisti Afrim Krasniqi tregoi në Absolut 4 se për kreun e qeverisë, ky është më së shumti një mandat personal dhe shtoi se mazhoranca ka shumë për t’i ofruar opozitës, si përshembull zgjedhja e presidentit dhe zgjedhjet lokale të parakohshme.

“Mandati i tretë i zotit Rama dallon nga dy mandatet e para. Mandati i tretë është mandat personal. Atij nuk i duhet PS, dhe nuk e ka problem fare të shkarkojë kryebashkiakun e Lushnjes, apo nuk e ka problem t’i thotë popullit se administrata është e paaftë ose ti thotë dr policia është e paaftë. Çdo njeri në këtë vend mund t’ë jetë i paaftë, për të krijuar idenë se e vetmja shpresë e këtij vendi është kolltuku, makina, persona, adresa dhe Surreli ku ai ndodhet.

Unë e shoh si pjesë të presionit ndaj figurave kryesore të PS, në mënyrë që kur të bëjë selektimin e ministrave të rinj në shtator, të ketë lirinë e plotë të heqë dhe të vendosë këdo. Nga ana tjetër ai ka më shumë interes të bëjë kompromis me opozitën se me ndonjë qejfmbetur në PS. Në lidhje me këto ligjet, përveç paketës anti-shpifje, një sërë nismash të tjera nuk mendoj se janë tërhequr për shkak të Brukselit po për shkak se kanë ndërruar mendje oligarkët që financojnë dhe i kanë mbyllur interesat.

Në lidhje me raportin e ri me opozitën, mazhoranca ka shumë për ti ofruar opozitës, dy gjëra në interes, zgjedhjen e presidentit dhe zgjedhjet lokale të parakohëshme. Dy nevoja jetike të opozitës”, u shpreh Krasniqi.