Kryeministri e shkarkoi kryebashkiakun për shkelje të rënda, Fatos Tushe del sot para gjykatës

fatos tushe 2 1100x620

Kreu i bashkisë se Lushnjës, Fatos Tushe, pritet te njihet sot me masën e sigurisë, nën akuzën e abuzimit me tenderat.

Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe pavarësisht se gjykata nuk është shprehur akoma në lidhje me fajësinë apo pafajësinë e tij.

Në arsyetimin e Këshillit të Ministrave të publikuar ditën e sotme në fletoren zyrtare thuhet se Tushe shkarkohet  pasi ka kryer shkelje të rënda, por pa specifikuar se për çfarë shkelje bëhet fjalë.

Vendimi që mban firmën e kryeministrit Edi Rama është i datës 6 korrik, ditën kur kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, u vu në pranga në kuadër të një aksioni antikorrupsion, të urdhëruar nga SPAK.