Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mjekët në protestë kundër arrestimit të dy kolegëve të akuzuar për korrupsion

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 09:11 | Aktualitet
Mjekët në protestë kundër arrestimit të dy

Mjekët e Spitali Universitar të Traumës kanë dalë sot në protestë pas shoqërimit të dy mjekëve të këtij spitali, të cilët u konstatuan se morën ryshfet për operacionin e 17-vjeçarit, Elmidin Dylit, që u plagos në masakrën e Velipojës.

Në shenjë revolte, bluzat e bardha kanë reaguar ndaj burgosjes së kolegëve, që sipas tyre është abuzive dhe në kundërshtim me ligjin.

Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka deklaruar se distancohet nga çdo lloj veprimi abuziv dhe korruptiv që mund të kryhet në emër të dhënies së shërbimit shëndetësor nga bluzat e bardha, por nuk mund të lejojë që këto bluza të bardha të cilat shpëtojnë jetën e njerëzve pa bërë dallimin nëse janë të bardhë apo të zinj, të kuq apo blu, të trajtohen njësoj sikurse kriminelët të cilët marrin këtë jetë të çmuar për secilin nga ne.

Dy mjekët, Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit të Traumës, akuzohen për korrupsion.

Mjekët Sulaj dhe Memini janë lënë në burg nga gjykata. Ndalimi i tyre u bë në ambientet brenda Spitalit të Traumës, ku iu sekuestruar edhe shuma e parave që Fatbardh Dyli ua ka dhënë për kryerjen e operacionit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani