Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ngadalësohet konsumi, INSTAT: Inflacioni ra në 1,6% gjatë qershorit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 15:45 | Ekonomi

Inflacioni i çmimeve shënoi rënie për të dytin muaj radhazi, duke shfaqur një ngadalësim të ritmit të rimëkëmbjes së konsumit. INSTAT vlerëson se gjatë muajit Qershor, çmimet e mallrave kryesore u rritën me vetëm 1.6%, ndjeshëm më ulët se objektivi i Bankës së Shqipërisë.

Përtej nivelit, rritja erdhi sërish tërësisht nga grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, ndikuar nga shtrenjtimi i frutave dhe perimeve. Për të gjitha mallrat dhe shërbimet e tjera, indeksi i çmimeve tregon ende një stepje të qytetarëve për të shpenzuar. Përjashtim bën vetëm transporti, ku ka ndikuar shtrenjtimi i naftës në bursat ndërkombëtare, që u reflektua edhe në vendin tonë.

Ecuria e inflacionit do të shihet me rëndësi gjatë muajve Korrik dhe Gusht, ku industria e turizmit, baret dhe restorantet do të presin rritje të xhiros prej turistëve të huaj dhe lehtësimit të masave kufizuese.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani