Operacioni “Gjysmëfinalja”, policia arreston 35 persona në të gjithë vendin, gjatë ndeshjes Angli-Danimarkë

operacioni 1100x620

Policia e Shtetit njoftoi se ka finalizuar një operacion të zhvilluar në 12 qarqe të vendit, në kuadër të goditjes së aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në operacion u përfshinë 1100 punonjës policie, u kontrolluan 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve, dhe u arrestuan 35 persona. Konkretisht, 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e 1 në Korçë.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, 18 persona.