Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Opozita akuza qeverisë, Kuvendi shkarkon bordin e Radio Televizionit të Kosovës

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 16:30 | Kosova
Opozita akuza qeverisë, Kuvendi shkarkon bordin e Radio Televizionit

Shkarkohet bordi i Radio Televizionit të Kosovës. Vendimi është marrë në Kuvend, ku deputetët votuan për secilin anëtarë veç e veç.

 Opozita kundërshtoi me tone të forta këto shkarkime, duke theksuar se kanë prapavijë politike. Ligjvënësit e pakicë akuzuan shumicën se po tenton të kontrollojë bordin e ri të RTK-së, që do të emërohet.

Përplasja më e fortë ishte mes deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, me disa përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Asaj i tërhoqi vëmendjen drejtuesja e seancës së Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, që i kërkoi të bënte kujdes me fjalët. Për vendimin e fundit, reagoi dhe vetë bordi i shkarkuar, duke theksuar se është plotësisht politik dhe antiligjor.

 “Ky vendim është goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave”, thuhet në reagim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani