Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Origjina e Covid-19, shkencëtarët thuajse të sigurt që doli nga kafshët

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 16:21 | Bota
Origjina e Covid-19, shkencëtarët thuajse të sigurt që doli

Covid-19 nuk doli nga laboratori. Është ky qëndrimi zyrtar që mbështetet nga 22 ekspertë të rëndësishëm të botës për koronavirusët dhe virusët gjenetikë. Ata paraqitën prova në një raport të publikuar online.

Konkluzioni I shkenctarëve është që janë thuajse të sigurtë që Covid-19 doli nga një kafshë. Dilemat e mëdha për origjinën janë të shumta, saqë kanë mbërritur dhe në Shtëpinë e Bardhë Amerikane.

Shkenctarët thonë se është një rastësi që Covid-19 nisi në qytetin kinez me laborator virologjie.

Gjithashtu shtojnë se Wuhani u shndërrua në epiqendër pasi ka disa tregje për kafshët dhe është një vend tranziti për udhëtarët.

 Ndërkohë, pista që koronavirusi I ri të ketë dalë nga laboratori është rrëzuar edhe nga ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët disa javë më parë publikuan rezultatet e një hetimi në Wuhan.

A2 CNN Livestream

Dita jonë