Pandemia në Kosovë, Ministri Vitia: Pa vaksinim, vala e re është e pashmangshme

Përballë skepticizmit, doli vullnetar për të garantu arqytetarët se produkti i Astra Zeneca është i sigurtë dhe efikas. Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, mori dozën e parë dhe u bëri thirrje të tjerëve që tandjekin shembullin e tij.

“Nëse ne sot refuzojmë të vaksinohemi duhet të dimë se një valë e re e COVID-19 është e pashmangshme. Ky variant tani më siç jeni të informuar është prezent edhe në Republikën tonë. Prandaj, secili prej nesh duhet t’i bëjë vetës një pyetje aështë më e lehtë dhe dobiprurëse marrja e një vaksine që shteti e ka siguruara apo të pranojmë që t’i kthehemi storieve me spitale të mbingarkuara deri në nivel kolapsi me shpenzime të mëdha e humbje të të dashurve tanë, këtë nuk guxojmë ta lejojmë.”, tha Arben Vitia, ministër i shëndetësisë në Kosovë.

Vaksinat në dispozicion për qytetarët në Kosovë janë ato të Pfizer dhe Astra Zeneca. Ministri përjashtoi marrëveshjet me kompani apo shtete të lindjes.

“Kemi dhe dotë marrim vetëm vaksina të aprovuara por nuk do marrim vaksina as ruse dhe askineze, kjo nuk ka të bëjë fare me politikën, kjo ka të bëjë me sigurinë evaksinave dhe sigurinë e shëndetit të qytetarëve tanë.” Masat anti-covid në fuqi do të rishikohen.“

Rishikimi do të bëhet gjatë kësaj jave, do flitet prapë me ekspert dhe në momentin kur marrim rekomandimet e ekspertëve para jush medie të nderuara do t’i njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës.

”Në Kosovë, deri më tani, janë vaksinuar me dozën e parë mbi 236 mijë qytetarë, ndërsa të imunizuar plotësisht ndaj Covid-19 janë mbi 57 mijë persona.