Parlamenti i ri, Mehmetaj: Do të mungojë dinamika e grupit parlamentar të LSI

E reja Kejdi Mehmetaj ishte një prej deputeteve më aktive të LSI-së në opozitë, në Parlament dhe në bojkot. Në shtator ajo nuk do të kthehet në Komisionet e Kuvendit dhe sallën plenare.

Në Fier, ku ajo ishte e renditur e dyta pas kryetares, LSI fitoi vetëm një mandat. Monika Kryemadhi, që kandidoi edhe në Elbasan e Tiranë, zgjodhi të mbante mandatin e këtij qarku, duke lënë Kejdin jashtë Kuvendit dhe duke i dhënë mandatin e deputetit Petrit Vasilit në kryeqytet.

Por ish-deputetja zgjedh të mos i japë një lexim personal situatës ku partia e ashtuquajtur e ‘’të rinjve’’ do të përfaqësohet me të vjetrit e radhëve të saj në Kuvend.  

Nga viti 2017 në 2021 LSI zbret me 15 mandate, faktorët sipas Kejdi Mehmetajt, nuk janë vetëm të jashtëm.

Pas humbjes, në PD po analizohet edhe ndikimi i faktorit LSI në rezultatin që i la në opozitë dhe në radhët e tyre disa e vlerësojnë negativisht. Nënkryetarja e LSI i përcolli me ironi konstatimet nga aleatët me të cilët dolën të ndarë në zgjedhje, por patën firmosur edhe marrëveshje.

Lëvizja Socialiste për Integrim i është nënshtruar një raporti analize të 25 Prillit proces i cili sipas Kejdi Mehmetajt do të pasohet me ndryshime në struktura dhe në poste vendimmarrëse në LSI.