Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Portreti i perëndisë romake “shfaqet” mes dallgëve gjatë stuhisë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 22:46 | Lifestyle
Portreti i perëndisë romake “shfaqet” mes dallgëve

Portreti i perëndisë romake të ujit, Neptunit, është shfaqur mes dallgëve gjatë një stuhie në Newhaven, në Britaninë e Madhe, këtë të martë që lamë pas, shkruan BBC.

Momentin e pazakontë ka arritur ta fiksojë në syrin e kamerës,  fotografi i BBC, Jeff Overs. Ai ka realizuar shkrepjen perfekte pikërisht në momentin kur valët janë përplasur me forcë mbi murin e portit gjatë stuhisë.

Fotografi është shprehur se në këtë vend artistët shkojnë shumë shpesh për të gjetur frymëzim dhe një qasje ndryshe ndaj natyrës.

Overs tha gjithashtu se imazhi nuk është prekur fare nga asnjë aplikacion editimi dhe se shkrepja ishte shumë e natyrshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani