Publikohet videoja e sulmit të armatosur që vrau presidentin e Haitit

Mediat britanike kanë nxjerrë një fragment të videos të sulmit të armatosur në Haiti ku mbeti i vrarë presidenti i vendit Jovenel Moise dhe u plagos rëndë bashkëshortja e tij.

Videoja është marrë nga kamerat e sigurisë pranë rezidencës private të Kreut të Shtetit, e cila u sulmua nga një grup i armatosur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së mërkurës.

Në pamje shihen makina që mbërrijnë pranë rezidencës dhe persona të maskuar që qëllojnë me armë të kalibrit të madh këdo që ishte pranë dyerve të rezidencës.

Më herët, kryeministri i Haitit deklaroi se agresorët flisnin në spanjisht, duke hedhur hipotezën për mercenarë të paguar.