Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Qumësht pa laktozë nga lopët e klonuara, zhvillohet projekti i shkencëtarëve rusë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 11:18 | Bota
Qumësht pa laktozë nga lopët e klonuara, zhvillohet projekti i

Studiuesit në Institutin Skoltech në Moskë do të modifikojnë gjenet e një gjedhi për të hequr proteinat që shkaktojnë një nga intolerancat ushqimore më të përhapura në botë.

Klonimi i lopëve të afta për të prodhuar qumësht pa laktozë. Ky është qëllimi i një grupi shkencëtarësh rusë nga Instituti Skoltech në Moskë. Studiuesit, të cilët klonuan një lopë në prill 2020, tani synojnë të modifikojnë gjenet e kafshës dhe të heqin proteinat që shkaktojnë intolerancën e laktozës, për të prodhuar qumësht hipoalergjik.

Në prill 2020, viçi i gjeneruar në laborator peshonte rreth 64 kilogramë dhe "që nga maji po kulloste çdo ditë me lopët e tjera të Institutit", tha Galina Singina, studiuese në Qendrën Shkencore Federale Ernst për Blegtori dhe autorja kryesore e një studimi të ri të botuar në revistën Doklady Biochemistry and Biophysics. Në 14 muaj, lopa peshon gati gjysmë ton, është e shëndetshme dhe ka një cikël normal riprodhues.

Singina punoi me kolegët e saj të Institutit Skoltech dhe Universiteti Shtetëror i Moskës për të eliminuar gjenet përgjegjëse për beta-laktoglobulinën, proteina përgjegjëse për përthithjen “e keqe” të laktozës. Studiuesit përdorën teknologjinë Crispr / Cas9 për të hequr dy gjene speciale, të quajtura Paep dhe Loc100848610, shprehje të beta-laktoglobulinës në gjenomën e gjedhit.

Shkencëtarët rusë klonuan viçin duke përdorur transferimin bërthamor të qelizave somatike, të ashtuquajturin Scnt. Embrioni që rezulton u fut më pas në mitrën e një lope dhe procesi përfundoi me sukses.

"Klonimi i një lope të vetme është vetëm një provë", shpjegoi Petr Sergiev, një profesor në Institutin Skoltech dhe bashkautor i studimit. "Hapi tjetër është për të marrë një tufë me disa dhjetëra lopë nga embrione të modifikuara gjenetikisht".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani