Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Revoltë ndaj mbretit absolut, “nuk flasim dot pa lejen e tij”

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 14:20 | Bota

Kohë revolte, në vendin e fundit afrikan që drejtohet zyrtarisht nga një monark absolut. Bëhet fjalë për Eswatinin, i njohur deri në vitin 2018 si Swaziland.

Totalisht i rrethuar nga Afrika e Jugut, me të cilin shkëmben 90% të marrëdhënieve tregtare, vendi me pak më shumë se 1 milion banorë udhëhiqet nga viti 1986 nga mbreti Mswati III.  

Firma e tij është nevojshme për çdo akt të parlamentit, por edhe për çdo vendim gjyqësor, dhe sipas opozitës në vitet e fundit presioni ndaj opozitës dhe të asaj pjese të shoqërisë që kërkon më shumë të drejta është përkeqësuar dukshëm.

Protestat e fundit janë shtypur me dhunë nga autoritetet, dhe liderët kryesorë janë të fshehur ose kanë kaluar kufirin me Afrikën e Jugut.  

“Në Parlament as nuk mund të flasim pa lejen e mbretit, duhet t’i merret leja edhe kur nuk ndodhet aty. Çdo vendim që marrim, miratohet nga ai, dhe vetëm nga ai”, denoncon një deputet lokal, i përfshirë në protesta.  

Ndryshimi i emrit nuk është vendimi i vetëm autoritar i mbretit, që ka 15 gra. Në 2019, mbreti Mswati III vendosi që çdo mashkull i rritur duhet të martohet, të paktën, me dy gra, përndryshe do të ndëshkohet me burg. Një institucion, ai i burgut, që deri në vitin 1968 nuk njihej në mbretërinë afrikane, pasi për krimet e gjykuara të rënda të dënuarit çoheshin në malin Nyonyane, dhe hidheshin nga maja.

Vendet kufitare me Eswatini, si Afrika e Jugut, Botswana dhe Zimbabwe po tentojnë të ulin tensionin, ndërkohë që mbreti ka bërë të ditur se në qoftë se populli do të vendosë për ndryshime kushtetuese ai është i gatshëm, por që kjo duhet të ndodhë “me reforma dhe ndërmjetësime”.  

Institucione si Amnesty International e kanë cilësuar atë që po ndodh në vendin e Afrikës jugore si një “sulm i drejtpërdrejtë mbi të drejtat e njeriut”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani