“Skuadra më e mirë për të vazhduar me fitore”, Sergio Ramos prezantohet te PSG

sergio ramos PSG 600x338

Sergio Ramos është prezantuar sot si lojtari i ri i Paris Saint Germain. Ish-kapiteni i Real Madrid tha se klubi francez është vendi më i përshtatshëm për të vijuar me sukseset.

“Vendi më i mirë për të vazhduar ëndrrat, klubi më i mirë për të vazhduar me fitore. Do të luftojmë dhe do të japim maksimumin për të fituar gjithçka”, ishin fjalët e para të mbrojtësit spanjoll.

Sergio Ramos ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor 2023.

Spanjolli është afrimi i tretë deri tani i PSG, pas Hakimi dhe Ëijnaldum. Në ditët në vijim pritet edhe portieri Gigio Donnarumma.