“Sot dita më e nxehtë e vitit”, parashikimi i motit: 8 korrik 2021

Sot pritet të jetë dita më e nxehtë për vitin 2021, pasi deri nga data 20 korrik nuk presim një intensitet kaq të lartë të të nxehtit. Do të vijojë e gjithë dita kryesisht me kthjellime dhe temperatura të larta që variojnë nga 18°C vlera më e ulët gjatë mëngjesit, në veri deri 38°C maksimumi në zonat malore dhe 38-40°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Në zona të izoluara të vendit, nesër krijohen ishuj nxehtësie në qarqet Shkodër dhe Berat ku termometri do të ngjitet në 41°C apo edhe lehtësisht mbi këtë vlerë.

Era do të fryjë e lehtë në mëngjes dhe mbrëmje, por sërish mesdita sjell forcim të erës deri mesatare në shtrirjen perëndimore të vendit, duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.