
Southgate: Danimarka na hapi shumë punë, jam shumë krenar për lojtarët
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, vlerëson Danimarkën pasi e mundi në gjysmëfinalen e Europianit për atë që vikingët treguan në fushën e lojës gjatë 120 minutave lojë.
“Jam shumë krenar për lojtarët. Ne e dinim që nuk do të ishte e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës në Romë, por u kishim thënë lojtarëve që të jepnin maksimumin e tyre dhe ata e bënë këtë gjë”, tha Southgate.
Më tej, trajneri anglez theksoi mungesën e eksperiencës, pasi Anglia nuk ka fituar një titull nga 1966.
“Ne e ndjenim se do të kalonim në finale, por ndeshja u bë shumë e vështirë. Kur mendon se sa kohë kemi pritur për të fituar një gjysmëfinale, këta djem kanë bërë historinë”.