“Synonim finalen, ishim pranë ëndrrës”, trajneri i Danimarkës i zhgënjyer: Shumë gjëra shkuan kundër nesh

“Synonim finalen, ishim pranë ëndrrës”, trajneri i Danimarkës i zhgënjyer: Shumë gjëra shkuan kundër nesh
Kasper Hjulmand u shpreh i zhgënjyer pas humbjes në shtesë 2-1 nga Anglia në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.
“Zhgënjimi është i madh. Ishim shumë afër përmbushjes së ëndrrës tonë, të arrinim në finale. Kjo ishte ajo që ne kishim në mendje. Për këtë po luftonim dhe ishim kaq afër. Kishte shumë gjëra që shkuan kundër nesh në këtë ndeshje.
Anglia është një ekip i madh, por ne besuam deri në sekondën e fundit. Lojtarët kanë bërë një kampionat të shkëlqyer”, u shpreh trajneri i Danimarkës.
Ndërkohë, kapiteni Kjaer u shpreh se ishte një udhëtim i shkëlqyer për Danimarkën. “Luajtëm një ndeshje shumë të mirë dhe për këtë jemi të kënaqur. Anglia ka më shumë cilësi dhe kjo u pa edhe në fushën e lojës. Kur diçka largohet, diçka tjetër shfaqet dhe tashmë ne shohim vetëm përpara. Ka qenë e vështirë të marrim gjithçka nga ky kompeticion, por ishte një udhëtim i shkëlqyer”, tha Kjaer.