U konfirmua nga KPK, ONM rekomandon ankimimin e gjyqtarit Gerd Hoxha

KPK vetting 1100x620

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin pranë Gjykatë së Shkallës së Parë në Tiranë, Gerd Hoxha, ndërsa këtë të enjte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, thuhet në njoftim.