Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Urbanistët për ndërtimet pa leje: Fenomen i trashëguar, pengohet zhvillimi i vendit

Nga A2 CNN
8 Korrik 2021, 11:29 | Sociale
Urbanistët për ndërtimet pa leje: Fenomen i trashëguar,

Për ekspertët e planifikimit hapësinor, fenomeni i ndërtimeve pa leje është sa i trashëguar nga e shkuara, po aq edhe produkt i moszbatimit të ligjeve dhe planeve të hartuara.

Ledio Allkja, ekspert i planifikimit hapësinor, teksa vlerëson se pjesa dërrmuese e bashkive në vend kanë hartuar tashmë planet zhvilluese, thotë për A2 se burimet e pamjaftueshme financiare shpeshherë pengojnë zbatimin e tyre.

Për planifikuesin urban Imeldi Sokoli, sektori i ndërtimit po shkon drejt formalizimit, por që vëmendja e pushtetit qendror e vendor duhet të vijë duke u shtuar, për të mos lejuar hapësira për abuzime.

Lidhur me ndërtimet në bregdet, ekspertët thonë se në një pjesë të rasteve ato shfrytëzojnë të mirën publike në mënyrë joligjore, por apelojnë që aksionet për prishjen e tyre mos të kryhen gjatë sezonit turistik.

Ndërtimet pa leje, për planifikuesit e hapësirës dëmtojnë si aktivitetin social të qytetarëve, po ashtu edhe zhvillimin ekonomik të vendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani