Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

600 milionë $ në ajër, prezantohet bombarduesi i ri bërthamor i ushtrisë amerikane

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 14:24 | Teknologji

Forcat Ajrore Amerikane kanë prezantuar projektin e një prej avionëve të rinj bombardues, që pritet të futen në shërbim brenda pesë viteve të ardhshme.

Avioni i ri, i cili deri tani është mbajtur sekret, do të kushtojë 600 milionë dollarë për t’u prodhuar dhe sipas planeve të Forcave Ajrore, janë porositur 100 të tillë.

Bombarduesi, i quajtur B-21 Raider, do të jetë në gjendje të mbajë armatime bërthamore dhe do të ndërtohet nga kompania “Northrop Grumman”. Ky mjet i teknologjisë së avancuar do të fluturojë për disa vite bashkë me paraardhësin e tij B-2 Spirit, si edhe Boeing B-52, për t’i zëvendësuar përfundimisht në vitet pasuese.

Avionët B-21 Raider do të vendosen në disa bajza të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, në Dakotën e Jugut, Mizuri dhe Teksas. Ekuipazhi i tij do të jetë i përbërë nga dy persona.

A2 CNN Livestream

Dita jonë