Anglezët “zemërmirë”, nëse fitojnë Europianin paratë do i dhurojnë

Publikuar më: 9/7/2021, ora 22:01
c80f136c 500a 4a3d 9a96 786f74358a9e 869x579

Anglezët “zemërmirë”, nëse fitojnë Europianin paratë do i dhurojnë

Publikuar më: 9/7/2021, ora 22:01

Ekipi i Anglisë e ka menduar që tani se ku do t’i harxhojë paratë që do të fitojë nëse shpallet fitues i Europianit dhe nuk është si mendoni.

Mediat britanike shkruajnë se të gjithë lojtarët kanë vendosur të dhurojnë paratë e fituara gjatë Euro 2020 për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.

Sipas llogarive, nëse anglezët triumfojnë në finale Federata do të përfitonte 24 milionë paund, 9.6 prej të cilave do të duhet të ndahen mes futbollistëve, të cilët e kanë vendosur të bëjnë një akt bujarie në këto momente të vështira.

Edhe në rast se kombëtarja britanike do të humbte, do të merrte një shpërblim më të reduktuar prej 8.5 milionë paundësh, por dhe ky do të kishte të njëjtin mission; ndihmën për sistemin shëndetësor, i cili godit rëndë nga pandemia.