Anglia heq karantinën për udhëtarët që vijnë nga zona portokalli, bën pjesë edhe Shqipëria

Rezidentët e Mbretërisë së Bashkuar të vaksinuar plotësisht që mbërrijnë në Angli nga destinacionet e listës së udhëtimeve portokalli nuk do të duhet më të karantinohen që nga 19 korriku.

Lajmi u dha nga sekretari i Transportit Grant Shapps, i cili shtoi se ata do të duhet ende të paguajnë për testet Covid, para dhe pas kthimit të tyre.

Në këtë listë bën pjesë edhe Shqipëria dhe do të përfitojnë të gjithë udhëtarët që vijnë nga Anglia për pushime apo për arsye të tjera në vendin tonë.

Drejtuesit e industrisë së udhëtimeve thanë se ndryshimi ishte një “hap pozitiv”, por bënë thirrje për zgjerimin e listës portokalli.

Aktualisht, kushdo që kthehet nga vendet në listën portokalli ose të kuqe duhet të izolohet për 10 ditë, pavarësisht nga statusi i vaksinës.

Z. Shapps tha se vetëm vaksinat e dhëna nga NHS do të llogariten, ndërsa shtoi se zyrtarët ishin duke punuar për të zgjeruar qasjen ndaj pasagjerëve të vaksinuar nga tregje të rëndësishme dhe destinacione pushimesh, këtë verë, si Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja”.

Irlanda e Veriut ka në plan të miratojë ndryshimin nga 26 korriku, ndërsa Skocia dhe Uellsi kanë thënë se do ta marrin në konsideratë nëse do të ndjekin të njëjtat rregulla.