Arrestimi i Fatos Tushes, Rama mbledh kryetarët e bashkive në vend

rama 1 1100x620

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, kryeministri Rama ka thirrur në një mbledhje gjithë kryetarët e Bashkive të vendit.

Mbledhja pritet të zhvillohet rreth orës 12:00.

Në këtë mbledhje, pritet një komunikim nga kryeministri lidhur me mënyrën e ushtrimit të detyrës së kryetarëve të Bashkive në vend.

Takimi i sotëm vjen vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë mblodhi drejtuesit e policisë, të cilët i kritikoi ashpër për punën e kryer.