Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Arrestohen në kufi belgu dhe polaku me drogë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 11:53 | Kronikë
Arrestohen në kufi belgu dhe polaku me drogë

Dy shtetas të huaj janë kapur në pikat kufitare shqiptare duke transportuar lëndë narkotike kanabis sativa. Policia njofton se bëhet fjalë për një 21-vjeçar belg, i cili u arrestua në Qafë Thanë, ku gjatë kontrollit në makinë iu sekuestrua një sasi me kanabis.  

Ndërkohë në Kakavijë policia arrestoi një 37-vjeçar polak me kanabis, që iu sekuestrua pas kontrollit në motoçikletën e  tij.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, automjetin tip “BMW” që drejtohej  shtetasi belg M. Ë., 21 vjeç, banues në Belgjikë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.  

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi P. Ë., 37 vjeç, banues në Poloni. Gjatë kontrollit të ushtruar në motoçikletë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin  e Narkotikëve në DVP Korçë dhe DVP Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu