Britania regjistron numrin më të lartë të infektimeve nga 22 janari

Koronavirusi ne britani 1100x620

Pandemia e koronavirusit është larg përfundimit dhe kjo gjë vërtetohet më mirë se kudo tjetër në Britaninë e Madhe.

Ndonëse, vendi ishullor prej javësh raportonte një përmirësim të situatës, kjo për shkak dhe të fushatës së vaksinimit, tashmë një valë e re infektimesh ka shpërthyer.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore bëjnë me se 35 mijë persona të tjerë u infektuan me koronavirus, shifër kjo që nuk regjistrohej prej 22 janarit.

29 persona të tjerë humbën jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve që nga shpërthimi i virusit në 128 365.