Chiara Ferragni rrëmben të gjithë vëmendjen në Kanë

Nuk ka më festival të Kanës pa Chiara Ferragnin. Kjo është kuptuar këtë herë, kur blogerja e njohur Chiara Ferragni mori gjithë vëmendjen me veshjen e saj ngjyrë smeraldi.

Veshja e blogeres italiane u konsiderua një sukses edhe nga kritikët nëpër rrjete sociale, ndërsa Ferragni gëzoi edhe ambientalistët pasi një pjesë e fustanit ishte realizuar me një material të riciklueshëm.

Influencerja merr pjesë shumë herë në edicione me rëndësi botërore dhe çdo herë pamja e saj mbetet e paharrueshme.