Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Dubai “rrëmben” edhe pishinën më të thellë në botë

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 11:58 | Lifestyle

Aty ndodhet qiellgërvishtësi më i lartë në botë dhe qendra tregtare më e madhe në botë. Por tashmë, në Dubai ndodhet edhe pishina më e thellë në botë.

Me 60 metra thellësi, pishina në fjalë – që ndodhet në “Qendrën e Zhytjeve” në Dubai, rrëmben kështu vendin e parë, duke lënë pas pishinën “Deepspot” të ndërtuar në Poloni, që është 45 metra e thellë. Një tjetër pishinë pritet të ndërtohet së shpejti në Angli, por ajo do të duhet të kënaqet me vendin e dytë, pasi do të jetë vetëm 50 metra e thellë.

Pishina e Dubait është e mbushur me 14 milionë litra ujë, volumi i nevojshëm për të mbushur 6 pishina olimpike dhe është të paktën 4 herë më e madhe sesa çdo pishinë tjetër në botë. Zyrtarisht, pishina mori titullin e më të thellës në botë nga Libri i Rekordeve Guinness, më 27 qershor.

Pishina do të hapet për publikun më vonë gjatë këtij viti, por ndër të parët që e ka provuar është Princi i Kurorës, Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, i pasionuar pas zhytjeve ekstreme.

Temperatura e ujit do të jetë 30 gradë celsius në të gjitha nivelet, duke lejuar të gjithë që të zhyten me rroba banje, ose me një kostum të lehtë zhytjeje.

A2 CNN Livestream

A2 Business