Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dy amerikanë mes mercenarëve që vranë presidentin e Haitit, në vend nis “lufta” për pushtet

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 10:33 | Bota

Policia e Haitit thotë se mes 17 të huajve që janë arrestuar në lidhje me vrasjen e presidentit Jovenel Moïse, janë edhe dy amerikanë.

James Solages dhe Joseph Vincent, të dy shtetas amerikanë, por me origjinë nga Haiti, u arrestuan bashkë me 15 kolumbianë të mërkurën, pasi kishin arritur të hynin në rezidencën e presidentit haitian dhe ta vrisnin atë. Solanges është president i një organizate bamirësie në Florida dhe pretendon se ka qenë truprojë në ambasadën kanadeze në Haiti. Ndërsa Vincent jeton gjithashtu në Florida. Të dy kanë lindur në Haiti, por kanë fituar nënshtetësi amerikane.

Policia publikoi pamje për të treguar edhe armatimin e rëndë që kishte arritur t’u sekuestronte grupit të mercenarëve. Përveç të arrestuarve, policia thotë se ka arritur të vrasë 3 persona, ndërsa 8 të tjerë janë ende në arrati. Më parë, shefi i policisë, Léon Charles, kishte thënë se ishin ekzekutuar 7 atentatorë.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ishte në dijeni për raportimet e arrestimit të dy shtetasve haitiano-amerikanë, por nuk mund të konfirmonte.

https://a2news.com/2021/07/08/publikohet-videoja-e-sulmit-te-armatosur-qe-vrau-presidentin-e-haitit/

Autoritetet haitiane nuk kanë dhënë ende detaje mbi arsyet e sulmit në rezidencën e presidentit, duke bërë që të rritet mosbesimi në vend për ngjarjen e rëndë. Shumë mendojnë që është e pazakontë që një grup i mirëstërvitur të arrijë të depërtojë në shtëpinë e presidentit, të realizojë misionin por të mos ketë planifikuar si duhet arratisjen.

Ndërkohë, falë edhe një vakumi ligjor, në vend ka nisur edhe një “luftë” për pushtet. Për momentin presidenti në detyrë, Claude Joseph pretendon se është personi që duhet të drejtojë vendin. Por vrasja e Moïse u bë vetëm një ditë pasi ai e kishte shkarkuar Joseph nga posti i kryeministrit, duke emëruar Ariel Henry si pasues të tij.

Ndërkohë, shefi i policisë, Léon Charles u bëri thirrje njerëzve të ruajnë qetësinë dhe të mos shkatërrojnë provat e krimit, pasi turma njerëzish u kishin vënë flakën makinave të atentatorëve.

https://www.youtube.com/watch?v=3EqXB5LmaFI&ab_channel=A2CNNAffiliate

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani