Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

"Frikë" tek Italia, pozitivë disa gazetarë që ndiqnin grumbullimin, izolohen të kaltrit

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 12:07 | Futboll
"Frikë" tek Italia, pozitivë disa gazetarë që

Dy ditë nga finalja e Euro 2020, në Kombëtaren Italiane janë të shqetësuar për mundësinë e një infektimi të mundshëm me Covid.

Disa gazetarë, të paktën tre, të cilët kanë shoqëruar Italinë në ndeshjen me Spanjën, por që ka pasur kontakte me skuadrën vetëm gjatë konferencave për shtyp, kanë rezultuar pozitiv. Bëhet fjalë për komentatorin e RAI Alberto Rimedio, që duhet të zëvendësohet për eventin më të rëndësishëm.

Dy prej tyre kanë qëndruar në Angli ndërkohë që njëri prej gazetarëve u kthye me skuadrën në Koverçiano, qendrën e grumbullimit të të kaltërve.

Shanset e një përhapjeje të virusit sërish si muajin mars tek Italia janë të vogla edhe për faktin se e gjithë kombëtarja është vaksinuar, por gjithsesi skuadra është izoluar menjëherë dhe do të vëzhgohet me kujdes deri në finalen e së dielës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu