Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gati kontrata 5-vjeçare nga kampionët e Europës për Armando Brojën

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 17:02 | Futboll
Gati kontrata 5-vjeçare nga kampionët e Europës për

Pas një sezoni të shkëlqyer me skuadrën e Vitesse në Eredivisie, Armando Broja prej ditësh ka nisur stërvitjen me skuadrën e Chelsea-t, kampione në fuqi e Europës në futboll.

Mediat britanike kanë shkruar së fundmi se drejtuesit e skuadrës londineze kanë bërë gati një kontratë 5-vjeçare për sulmuesin 19-vjeçar shqiptar. Ndërkohë, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, është shprehur se Broja do të mbetet pjesë e Chelsea-t sezonin e ardhshëm. Ai bëri debutimin me skuadrën londineze para se të huazohej në Holandë, teksa u aktivizua disa minuta para dy sezonesh nga Lampard.

I huazuar te Vitesse, Broja loajti në 34 ndeshje dhe shënoi 11 gola.

A2 CNN Livestream

Dita jonë