Ishte arratisur nga burgu në vitin 1997, kapet në Belgjikë i dënuari për vrasje

ekstradim 1100x620

Një 48-vjeçar, i dënuar për një vrasje në vitin 1993, është esktraduar nga Belgjika. Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bruksel u bë e mundur kapja në Belgjikë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar, Pëllumb Muskaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet burg, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Më datë 15.01.1993, në një lokal në Orikum, Vlorë, shtetasi shqiptar Pëllumb Muskaj ka debatuar me shtetasin G. H., pasi ky i fundit akuzohej se i kishte vjedhur një shumë parash shokut të tij, shtetasit S. M. Shtetasi G. H. ka refuzuar t’ia japë lekët dhe Pëllumb Muskaj e ka qëlluar me kallashnikov, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Më datë 19.01.1993, Pëllumb Muskaj është arrestuar dhe në vitin 1997 është arratisur nga burgu i Lushnjës.