Kombëtarja e vajzave kuqezi, dy miqësore me Turqinë

ARMIR GRIMA KOMBETARJA E FEMRAVE frame 993 1100x620

Fillimi i javës që vjen do të shërbejë si një test i rëndësishëm për Kombëtaren e futbollit të femrave. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të zhvillojë dy miqësore me Turqinë.

Ndeshjet do të luhen më 12 korrik në “Elbasan Arena” dhe në datën 15 në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Trajneri publikoi listën me 19 vajzat futbolliste të përzgjedhura për këto miqësore.

Përballja e dyfishtë me rivalet turke shërben si përgatitje për kualifikueset e Botërorit 2023 në Australi dhe Zelandën e Re. Kjo për faktin se në shtator, Shqipëria e femrave nis fushatën, me ndeshjet kundër Kosovës dhe Belgjikës.