
Koret raciste në Euro 2020, vjen dënimi i parë nga UEFA
UEFA ka dhënë dënimet e para për sjelljen e pahijshme të tifozëve gjatë kampionatit europian të futbollit.
Kështu, Komisioni i Disiplinës vendosi të dënojë Hungarinë të luajë 3 ndeshje me dyer të mbyllura dhe një gjobë 100 mijë euro për sjelljen diskriminuese të tifozëve të saj.
Sipas verdiktit, tifozët hungarezë lëshuan thirrje raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë të Francës në ndeshjen që u luajt në Budapest më 19 qershor.